Flash News

E-TJERA

Operacion antid*ogë në të gjithë vendin, mbi 200 të arrestuar, 100 prej tyre në Tiranë

Operacion antid*ogë në të gjithë vendin, mbi 200 të

Policia e Shtetit ka zhvillur gjatë natës një megaoperacion antidrogë të shtrirë në të gjithë vendin, gjatë të cilit janë arrestuar mbi 200 persona, 100 prej të cilëve në Tiranë.

Megaoperacioni u zhvillua në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër e të gjitha DVP e tjera të vendit, në vazhdën e operacionit “Tempulli”.

Janë goditur kryesisht grupet e shpërndarjes së lëndëve narkotike ku dominon një moshë relativisht e re nga 20- 35 vjeç.

Deri më tani janë arrestuar 65 persona në Tiranë, mbi 20 persona në Elbasan dhe 10 në Korçë.

Të fundit