Flash News

E-TJERA

Operacioni i SPAK, dalin emrat e të përfshirëve në skemën e call center-ave

Operacioni i SPAK, dalin emrat e të përfshirëve në

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje të reja nga kontrollet e zhvilluara në disa call center në Tiranë, në kuadër të një hetimi të zgjeruar për veprimtari të dyshuara të paligjshme.

Si rezultat i operacionit, 10 persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Burime bëjnë me dije se në kërkim janë tre vëllezërit Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj, të dyshuar si të përfshirë në aktivitetin e hetuar.

Sipas të dhënave paraprake, Alfred Prekaj rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro”, e regjistruar me objekt veprimtarie call center dhe telemarketing.

Gjatë kontrolleve, hetuesit e SPAK kanë sekuestruar prova materiale, të cilat pritet t’i shërbejnë hetimit, ndërsa aksioni vijon edhe gjatë ditës së sotme me kontrolle të tjera dhe marrje në pyetje të personave të lidhur me çështjen.

 

Të fundit