Flash News

E-TJERA

Operacioni “Metamorfoza”, SPAK nis hetim pasuror për të arrestuarit

Operacioni “Metamorfoza”, SPAK nis hetim pasuror për të

SPAK ka nisur hetim pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”.

Mësohet se SAPK ka vënë në sitë pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, prokurorit Xhevahir Lita dhe të gjithë personave të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit.

Institucioni ka kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare të të arrestuarve. Po ashtu, janë dërguar edhe shkresa në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të tyre.

Në sitë janë edhe transaksionet që këta shtetas kanë kryer përpara se të viheshin në akuzë.

Të fundit