Flash News

E-TJERA

OPGJ 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

OPGJ 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe

Prokuroria e Vlorës ka qenë ditën e martë në Bashkinë e Vlorës. Burime mediatike bëjnë me dije se dy hetues së Prokurorisë së Vlorës kanë qenë me urdhër sekuestro për disa dosje në Zyrën e Aseteve dhe konkretisht për dosje të viteve 2023–2025.

Raportohet se në fokus kanë qenë ndarja apo parcelizimi i plazheve gjatë këtyre viteve dhe kontratat që janë bërë.

Prej orës 13:00 deri në mbrëmje rreth orës 23:00 kanë qenë hetuesit në ambientet e bashkisë. Sipas burimeve prokuroria ka vënë sekuestro për dosjet dhe kontratat e plazheve në këto vite

Të fundit