Flash News

E-TJERA

Opozita kërkoi diskutim për rezolutën kundër Rusisë, Kuvendi tregon pse nuk u mblodh sot

Opozita kërkoi diskutim për rezolutën kundër Rusisë,

Sot në Kuvend pritej të diskutohej për rezolutat që dënonin sulmin rus në Ukrainë. Por sot nuk pati seancë plenare, vendim që ngjalli kritika në radhët e opozitës.

Kuvendi ka dalë me një njoftim, ku sqaron pse Parlamenti nuk u mblodh këtë të enjte, siç ndodh zakonisht.

Arsyeja janë zgjedhjet e pjesshme vendore dhe angazhimi i deputetëve në terren. Kuvendi thotë se seanca e radhës do të zhvillohet më 7 mars në orën 17.00.

“Ju bëj me dije se sot, datë 3 mars, nuk ka seancë plenare, sepse kjo javë është java e gjelbër dhe deputetët janë në takime me zgjedhësit.
Sipas kalendarit të punës së Kuvendit, seanca plenare do të zhvillohet në datën 7 mars, ora 17:00. Për detajet do të keni një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

 

Të fundit