Flash News

E-TJERA

Opozita proteston sërish sot para Bashkisë së Tiranës

Opozita proteston sërish sot para Bashkisë së Tiranës

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojnë sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.

Policia ka marrë masa duke njoftuar bllokimin e përkohshëm prej orës 09:30 të qarkullimit të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Drejtuesit duhet të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Qytetarët kërkojnë largimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.

Në protestat e mëparshme ka pasur tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë të cilët qëndrojnë jashtë godinës së bashkisë.

Të fundit