Flash News

E-TJERA

OSBE për sulmin ndaj Berishës: Jemi të trishtuar! Liria e tubimit, e mirë themelore e demokracisë

OSBE për sulmin ndaj Berishës: Jemi të trishtuar! Liria e

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar pas incidentit të sotëm në protestën e opozitës, ku u sulmua kreu i PD-së Sali Berisha.

Në një reagim në rrjete sociale, OSBE dënon aktin e ndodhur dhe thekson se liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë.

Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”, thuhet në reagimin e OSBE.

Të fundit