Flash News

E-TJERA

OSBE për zgjedhjet, Kadilli: Raporti është procedurë, PD duhet të përmbysë me votë masive pushtetin

OSBE për zgjedhjet, Kadilli: Raporti është procedurë, PD

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka reaguar mbi raportin e OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit. Ai thotë se u pohua edhe një herë deformimi i zgjedhjeve, shi-blerja e votës, presioni mbi administratën, keqpërdorimi i pushtetit nga qeveria dhe miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor pa mirëkuptim të gjerë.

Sipas Kadillit, të gjitha këto shprehin qartë se kryeministri Edi Rama nuk do të bëjë zgjedhje të lira dhe se ka dëmtuar rëndë demokracinë. Ai shton se raporti pohon problematikat e ngritura nga opozita dhe se kjo e fundit duhet të vazhdojë me denoncimit në mënyrë që të imponojë rregullime për më shumë garanci në zgjedhjet e tjera.

Kadilli thotë se opozita duhet të krijojë shpresë dhe besim tek qytetarët, të jetë partnere e tyre dhe e çdo institucioni që lufton krimin dhe korrupsionin.

Ai nënvizon se PD duhet të krijojë momentin e një energjie dhe force të re qytetare që të përmbysë me votë masive pushtetin. "Kjo është politike. Deri atëhere raportet mbeten proçedurë", shkruan ndër të tjera Kadilli.

Të fundit