Flash News

E-TJERA

OSHEE i pret dritat, e moshuara ndërron jetë nga i ftohti

OSHEE i pret dritat, e moshuara ndërron jetë nga i ftohti
Foto Ilustruese

Një 66-vjeçare qëndronte prej tre ditësh e pajetë në banesën e saj në Ferrasi të Novoselës. Trupi i të moshuarës është gjetur nga vëllai i saj.

Shkak për vdekjen e LIljana Sema është bërë mungesa e energjisë elektrike, ku në pamundësi për të siguruar ngrohje, e moshuara ka gjetur vdekjen. OSHEE i kishte ndërprerë lidhjen e energjisë elektrike të moshuarës, pasi ajo nuk kishte mundësi ta paguante.

OSHEE i pret dritat, e moshuara ndërron jetë nga i ftohti

Liljana jetonte e vetme në kushte mjaft të vështira. Djali i saj i cili jeton jashtë Shqipërisë, ka thënë në një prononcim për mediet se e moshuara përdorte një ngrohëse elektrike për t’u ngrohur, të cilën nuk e kishte përdorur dot për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

I vëllai i viktimës pohon se sipas mjekëve e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e të ftohtit.

“Jam i vëllai. Ne e gjetëm të ngrirë. Ia kishin hequr dritat, kishte 10 ditë. Nuk kishte lekë t’i paguante. Motrës time erdhën ia prenë, kur ka biznesmenë që s’i paguajnë. Doktori tha ka ngrirë. Nuk ndihmohej nga askush”, mësohet të ketë thënë familjari i viktimës.

Kujtojmë se në ditët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga një i ftohtë i acartë dhe temperatura mjaft të ulëta.

Të fundit