Flash News

E-TJERA

Padia e Murrizit për sistemin vaditës, Panariti: Qesharake dhe unike. Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit!

Padia e Murrizit për sistemin vaditës, Panariti: Qesharake dhe unike.

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar mbi padinë që depozitoi sot në SPAK deputeti Myslim Murrizi.

Ky i fundit depozitoi kallëzim penal për dy tendera që janë bërë në vitet 2013 dhe 2017, kohë kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga Panariti.

Duke e cilësuar padinë më unike në botë, Panariti i drejtohet Murrizit dhe i thotë se duhet të "korrigjojë shënjestrën e opozitarizmit".

Ai shton se kjo padi është depozituar për diçka që nuk ka ndodhur kurrë, pa objekt, duke theksuar se Ministria e Bujqësisë nuk ka organizuar tender për sistem të vaditjes me pika.

Panariti thekson se kjo është e verifikueshme, ndërsa e cilëson qesharake padinë e deputetit.

Të fundit