Flash News

E-TJERA

Padia e Presidencës për falsifikim provash, Braimllari: Kemi Kuvend ilegjitim, SPAK të nisë hetimet

Padia e Presidencës për falsifikim provash, Braimllari: Kemi Kuvend

Gjykata Kushtetuese u tërhoq sot për të dhënë një vendim për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Kushtetuesja do të japë verdiktin përfundimtar brenda 20 ditëve.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për Ora News, tha se përballë faktet se Kuvendi ka ndërhyrë duke falsifikuar provat, tregohet se kemi një Kuvend ilegjitim.

“Duhet thënë se Gjykata Kushtetuese me këtë seancë që u bë u tregua një të vërtetë që u përballë sot me një fakt tronditës, ku parlamenti ka falsifikuar dokumente. Është shumë e rëndë se si Kuvendi merr guximin për të falsifikuar dokumentet. Kjo tregon qartazi se ne kemi një parlament ilegjitim, që gjithçka e ka  në paligjshmëri dhe çdo vendim që ka marrë nuk e ka marrë në respekt të kushtetutës”, tha Braimllari.

Braimllari tha se ky është momenti që SPAK të nisë hetimet për të shmangur nëpërkëmbjen e institucioneve.

“Ajo që pamë sot është një argument shumë i mirë për SPAK që të fillojë urgjentisht hetimet me qëllim që mos të ndodhin më nëpërkëmbja e  institucioneve shtetërore. Guximi i tyre për falsifikimin e dokumentet tregon qartazi që ato nuk u intereson më asnjë lloj gjëje në këtë vend, por thjesht të shkatërrojnë çdo institucion të ndershëm”, shtoi Braimllari.

Të fundit