Flash News

E-TJERA

Padia e Trump ndaj Sorosit, Nesho: Kjo çështje nuk duhet injoruar as në Shqipëri

Padia e Trump ndaj Sorosit, Nesho: Kjo çështje nuk duhet injoruar as

Ish-ambasadori Agim Nesho komentoi deklaratat e presidentit Donald Trump, i cili ka kërkuar dënimin e George Soros dhe djalit të tij, Aleks pasi i akuzon ata për nxitje të protestave të dhunshme në SHBA.

Nesho tha në Syri tv se kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e madhe të shtypit amerikan dhe lidhet drejtpërdrejt me përplasjen mes administratës së re Trump dhe të majtës ekstreme. Ai solli në vemendje se ndikimi i Sorosit është ndjerë edhe në Shqipëri përmes lidhjeve të ngushta me kryeministrin Edi Rama.

“Në fakt, kjo ka qenë çështja më e nxehtë sot në Uashington, kemi jo vetëm daljen në rrjetin social të Trump. Jo vetëm tregon aktin, por thotë edhe mënyrën sesi duhet të zgjidhet në bazë të kujt neni që është RICO. Kjo gjë tregon se është diskutuar në vazhdimësi duke ditur se veprimtaria radikale e të majtës ekstreme të familjes Soros dhe pasardhësit të tij, Aleks Soros, ka qenë intensive kundër republikanëve dhe administratës së re Trump.

Është një moment tepër i rëndësishëm që duhet pasur vëmendje, kjo gjë ka marrë gjithë vëmendjen e shtypit amerikan. Kjo tregon që jemi përpara një situate që, derisa parashtrohet përpara opinionit publik amerikan, nuk mund të rrihet pa vepruar dhe u investiguar.

Kjo është çështja kryesore që lidhet me SHBA, demokracinë më të madhe të funksionimit në botë. Kjo na prek edhe ne për arsye që dihet se veprimtaria e afërt e përbashkët mes Edi Ramës dhe familjes Soros ka qenë tepër e ngushtë këto vitet e fundit.” tha Nesho.

Të fundit