Flash News

E-TJERA

Pak para protestës së opozitës, policia 'blindon' akset kryesore në vend

Pak para protestës së opozitës, policia 'blindon' akset

Pak para nisjes së protestës së opozitës, forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë zbarkuar në disa nga nyjet kryesore ku do të zhvillohet mosbindja civile. 

Forca të shumta policie kanë "blinduar"zonën pranë mbikalimit të Kamzës dhe sheshit "Shqiponja" në kryeqytet.  

Të pajisur edhe me bote uji, policia është pozicionuar pranë bizneseve private në zonën e mbikalimit të Kamëz. 

Sakaq, në Levan, një nga 6 pikat ku do të protestohet, janë pozicionuar mbi 60 forca policore. 

Në rrethrrotullimin në Levan do të jenë edhe deputetët e Partisë Demokratike, konkretisht Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu dhe Bujar Leskaj.

Nga ana tjeter, edhe protestuesit kanë nisur të grumbullohen në pikat e caktuara ku dhe do të protestojnë për mosbindje civile.

Policia tha nje dite me pare qe Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 në disa akse rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Të fundit