Flash News

E-TJERA

Pakoja e dyshimtë në Vlorë, forcat xheniere e konfirmojnë se kishte eksploziv, bëjnë shpërthim të kontrolluar

Pakoja e dyshimtë në Vlorë, forcat xheniere e konfirmojnë se

Pakoja e dyshimtë në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë rezultoi se kishte brenda saj lëndë shpërthyese, eksploziv.

Mësohet se pak më parë, forcat xheniere kanë bërë shpërthim të kontrolluar, duke shmangur kështu një shpërthim të mundshëm. Kujtojmë se pakoja, mbi të cilën dukej se kishte të mbështjellë një celular ishte vendosur pranë një makine dhe një furgoni, afër vendbanimeve në zonën në afërsi të portit.

Policia pritet të bëjë sqarimet se pse është vendosur kjo pako dhe kush ishte objektivi.  

Të fundit