Flash News

E-TJERA

Palmer: SHBA-ja është e zhgënjyer nga vendimi i BE-së për negociatat, pengon synimet tona në rajon

Palmer: SHBA-ja është e zhgënjyer nga vendimi i BE-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zgënjyera nga vendimi i BE-së për të mos nisur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu u shpreh zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Euroaziatike, Mattheë Palmer në fjalëm që mbajti në Samitin e Prespës, që u zhvillua sot në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë më shumë punë për të fuqizuar demokrcinë dhe sundimin e ligjit. Palmer u shpreh se BE duhet të liberalizojë vizat për Kosovën. Gjithashtu shtoi se shtyrja e vazhdueshme e këtyre proceseve pengon realizimin  e synimeve të SHBA-së në rajon.

“Për të realizuar potencialin e plotë të këtij rajoni, liderët duhet të bëjnë më tepër se premtime, duhet të marrin masa dhe të zgjidhin çështjet politike brenda dhe jashtë vendit, të fuqizojnë demokracitë multietnike dhe sistemet e drejtësisë dhe të lëvizin drejt së ardhmes.

Është jetike që BE-ja të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”, tha Palmer në fjalën e tij.

 

Të fundit