Flash News

E-TJERA

Paloka ironizon deklaratat e Escobar: S’e përkthej dot ! Kush e di sa të zgjuar e ka pasur gjyshen ky

Paloka ironizon deklaratat e Escobar: S’e përkthej dot ! Kush e di sa

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka ironizuar deklaratat e Zëvendës-Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, i cili në një intervistë për VOA komentoi me shqetësim nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe korrupsionin në Shqipëri.

 Po ashtu, Escobar kërkoi edhe hetimin e kreut të PD, Sali Berisha i shpallur më herët ‘non grata’ nga SHBA.

Në një status në FB, Paloka shkruan se ndonëse SHBA konstaton se Shqipëria është një vend ku ka pllakosur korrupsioni, qeveria ‘falenderohet’ dhe shpallet “non grata” Berisha pas 8 viteve në opozitë.

“E kam pak të vështirë ta përkthej këtë…

Domethënë: “Shqipëria është një vend ku ka pllakosur korrupsioni kohët e fundit, qeveria po fut dhe amnistinë e kundërshtuar nga FMN, BB dhe BE se do shërbejë për pastrimin e parave të krimit …po për korrupsion dhe lidhje me krimin shpallim “non grata” Berishën pas 8 viteve në opozitë, kurse qeverinë e Ramës “e falenderojme”…!!!

Nuk e përkthej dot ! Kush e di sa të zgjuar e ka pasur gjyshen ky”, shkruan Paloka.

 

Të fundit