Flash News

E-TJERA

Pamjet filmike që “fundosën” vrasësit e Ardian Nikulajt

Pamjet filmike që “fundosën” vrasësit e Ardian

Policia ra në gjurmët e vrasësit dhe personave të përfshirë në atentatin ndaj Ardian Nikulajt më 19 prill në Shëngjin.

Pamjet e mëposhtme filmike të siguruara nga Klan Tv tregojnë vrasësit që hyjnë në ambientet e hotel “Coral” që ishte në pronësi të Nikulajt. Ata shfaqen dhe prezantohet si turistë të shoqëruar nga shtetasja angleze, Harriet Bridgeman.

Lokali i Nikulajt frekuentohej shpesh edhe nga shettas të tjerë britanikë çka iu ka dhënë avantazh për t’u maskuar si turistë dhe për të vëzhguar të gjitha lëvizjet e biznesmenit.

Në video shfaqet edhe Harry Simson, i identifikuar si vëzhguesi, i cili fillimisht komunikon me një nga punonjësit e hotelit dhe më pas ulet në një nga tavolinat e lokalit. Në dorë, ai mban telefonin me të cilin komunikon dhe që sipas grupit hetimor raporton për lëvizjet në brendësi të lokal.

Çdo informacion i 4 vëzhguesve britanikë, hetuesit dyshojnë se i jepej vrasësit portugez, Ruben Saraiva, i cili është kujdesur të mos ekspozohet në kamera i pamaskuar.

Nga disa kamera siguri janë marrë edhe foto ku shihet portugezi teksa lëviz me një makinë tip ‘Golf’ së bashku me Edmond Haxhian. Automjeti ishet marrë me qira vetëm disa javë para ekzekutimit të Nikulajt.

 

Të fundit