Flash News

E-TJERA

"Pandemia pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe", Meta letër Manastirliut, Ramës e Ruçit: Të bëhet rivlerësim tërësor i masave të marra

"Pandemia pritet të përkeqësohet drejt një
Presidenti, Ilir Meta

Duke marrë shkas nga rritja e numrit të infektimeve dhe humbjes së jetëve nga COVID, presidenti Ilir Meta u është drejtuarme një letër të hapur ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi,

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, Meta thekson se situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

Për këtë arsye kreu i shtetit ka bërë thirrje që të bëhet një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra kundër pandemisë së COVID-19.

 “Elementët themelorë të përcaktuara qartë nga OBSH, si testimi, gjurmimi dhe trajtimi, kërkojnë një intensifikim të jashtëzakonshëm të masave për realizimin e plotë të tyre”, thuhet veç të tjerash në letrën e Metës.

Postimi i plotë:

Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit.

 

Të fundit