Flash News

E-TJERA

Pano Soko: PD-LSI duhet të ishin union zërash për krizën ekonomike

Pano Soko: PD-LSI duhet të ishin union zërash për krizën

Eksperti i ekonomisë Pano Soko i ftuar në emisionin ‘Politiko’ të Alfred Lelës shprehet se LSI ka pësuar shumë luhatje dhe ndodhet në një moment të paqëndrueshëm pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, PD dhe LSI pas krizës mes tyre mund të ishin unifikuar për të bërë opozitë pas krizës ekonomike që ka përfshirë edhe Shqipërinë.

“LSI ka shumë luhatje. Ky është moment i paqëndrueshëm. Ne kemi krizën ekonomike që duhet të kishte union zërash. Dallga e kapitalizmit të na marrë para, ky duhet të ishte aksioni që mund të unifikonte palët.

Opozita ka detyrë të unifikohet por jemi në momentin dinamik të paqëndrueshme. Nuk është konsoliduar realitetit i mandatit të tretë”, tha eksperti në ‘Politiko’.

Të fundit