Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i Dervishit: Nëse zhbllokohet IBAR, do kemi kushtëzime më të rrepta

Paralajmërimi i Dervishit: Nëse zhbllokohet IBAR, do kemi

Gazetari Lufti Dervishi ka paralajmëruar se nëse BE do t’i zhbllokojë Shqipërisë raportin e IBAR-it, atëherë do të kemi kushtëzime më të rrepta.

Dervishi, i ftuar në A2 CNN, tha se mundësitë për Tiranën zyrtare nuk janë ato që kanë qenë më parë.

“Sa i takon BE-së, ne urojmë jo 2030-ën, por lë të merret një vendim politik, se vendim politik do jetë ne fund të ditës në fund të 2027-ës. Ajo që na mbetet ne është që dera ka qenë e hapur, është ngushtuar pak, ka më shumë skepticizëm, dhe mbaji shënim këto që do të them, nëse do të na zhbllokojnë IBAR-in do të kemi kushtëzime dhe një vëzhgim edhe më të rreptë, ky do të jetë kompromisi. Nuk është më siç ka qenë mundësia më përpara”, tha Dervishi.

Të fundit