Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi i avokatit: Pajisja e kobaltit rrezikon jetën e stafit dhe pacientëve të Onkologjikut, edhe nëse s’punohet

Paralajmërimi i avokatit: Pajisja e kobaltit rrezikon jetën e stafit

Avokati Gentjan Rumano foli për skandalin në Onkologjik.

I ftuar në Top Story ai u ndal edhe te pajisja e kobaltit, e cila sipas tij është lënë në një ambient jo adapt, duke rrezikuar jetën e stafit mjekësor dhe pacientëve në Onkologjik, për shkak të rrezatimit aq shumë të rrezikshëm.

“Kam mendimin që drejtuesit e QSUT kanë qenë në dijeni të këtij sistemi, qoftë dhe me burimin e kobaltit. Nga hetimet do të zbulohet se cilët janë orientuesit që kanë dashur që të vinte burimi i kobaltit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për radioterapitë me rrezatim, kjo mënyrë terapie duhet që të ketë dhe kushtet që të realizohet. Kushti kryesor është që duhet të ketë një bunker, se nëse mungon, rrezatimi që përhap terapia, kalon përtej godinës dhe rrezikon të gjithë stafin mjekesor dhe personat e tjerë. Agjencia qe ka sjelle burimin e kobaltit kerkon qe te kesh bunkerin. Ne Vjene a kudo qe eshte marre burimin ka shkuar informacioni se ne Shqiperi ekziston bunkeri. Burimi radioaktiv eshte i rrezikshem edhe pa qene ne pune”, tha ai.

Të fundit