Flash News

E-TJERA

Paralajmëron eksperti i ekonomisë: Shqipëria rrezikon të përfundojë në arbitrazh për projektin e Portit të Durrësit

Paralajmëron eksperti i ekonomisë: Shqipëria rrezikon të

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi paralajmëron se projekti i Portit të Durrësit rrezikon ta çojë Shqipërinë në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit.

Ai u shpreh në News 24, se shitja e apartamenteve i ngjan skemave piramidale ku njerëzit investojë para për një objekt që akoma nuk është ndërtuar.

“Është shqetësues fakti që ligjet e porositura devijojnë fonde të rëndësishme buxhetore. Agjencitë ligjzbatuese për shkak të kontrollit politik nuk përmbushin detyrimet e tyre. Nuk besoj se korrupsioni luftohet me një apo dy zyrtarë të lartë në pranga. Luftohet duke vendosur në strukturat drejtuese të vendit njerëz me integritet.

Pa marrë përgjegjësi për votën, taksë, një kërkesë llogarie që ushqehet nga taksat e qytetarëve kjo situatë nuk mund të ndryshohet.

Unë e kam të vështirë të flas për të mirat e një projekti të kësaj natyre për sa kohë nuk ka një studim fizibiliteti se çfarë fiton ekonomia shqiptare. Humbet Portin e Durrësit. Humbet kontratat që janë aktualisht dhe mund të përfundojnë në arbitrazh. Porti i Durrësit është një port 2 mijë vjeçar. Kapaciteti i portit është rritur. Ka Akoma potencial për t’u shfrytëzuar. Shitja e apartamenteve, më kujtohen kohën e firmave piramidale”, tha Preçi.

 

 

Të fundit