Flash News

E-TJERA

Parandalohet atentati me eksploziv në Konispol

Parandalohet atentati me eksploziv në Konispol

Një shpërthim i telekomanduar me lëndë eksplozive në një automjet është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë, Bashkia Konispol.

Shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, njoftoi Policinë e Sarandës se kishte dëgjuar zhurmë të pazakontë në automjetin e tij në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës” në aksin Shëndëlli-Vrinë dhe, pasi ndaloi, konstatoi një lëndë të dyshuar eksplozive.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Të fundit