Flash News

E-TJERA

Paraqitet në GJKKO biznesmeni Elman Abule

Paraqitet në GJKKO biznesmeni Elman Abule

Biznesmeni Elman Abule, i cili është marrë i pandehur në dosjen e Erion Veliajt, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) mëngjesin e sotëm.

Biznesmeni akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK.

Gjithashtu i pandehur është marrë zyrtarisht edhe ish-kryebashiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Të fundit