Flash News

E-TJERA

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e mikut të Veliajt

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e mikut të Veliajt

Bashkëshortja e biznesmenit, Elman Abulem ka mbërritur në SPAK ku do të japë deklarime lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Gruaja e biznesmenit është paraqitur në SPAK pa prezencën e avokatit mbrojtës. Mësohet se ajo do të japë shpjegime si person në dijeni.

Sipas hetimeve të deritanishme, janë zbardhur komunikime të sipërmarrëses Nito dhe bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, ku evidentohet një marrëdhënie tregtare krahas asaj të paraqitur si miqësore mes bashkëshorteve të biznesmenit Elman Abule dhe kryebashkiakut të Tiranës.

Të fundit