Flash News

E-TJERA

Parashikimi i astrologes për Berishën: Pas Majit do të çlirohet

Parashikimi i astrologes për Berishën: Pas Majit do të

Astrologia e njohur, Meri Shehu ka parashikuar fatin e kreut të PD, Sali Berisha pas vendimit për lënien e tij në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

E ftuar në “Wake Up”, ajo është shprehur se peripecia mund t’i zgjasë deri nga prill-maj dhe më pas do të çlirohet

Po ashtu, Shehu shtoi se nëse Berisha do të jetë mirë me shëndet, mund të fitojë shumë më tepër nga sa është pretenduar se mund të humbte.

“Neve si vend na ka sunduar gjithmonë Peshorja. Zoti Berisha është shenja e Peshores, kemi pasur Mbretin. Peshorja është një shenjë që mbart Saturnin brenda. 10-ditëshi i parë i Peshores udhëhiqet nga Afërdita, 10-ditëshi i dytë i Peshores udhëhiqet nga Urani. Urani ka tendencën e shpërthimit. Berisha duhet të jetë 10-ditëshi i dytë. Kurse 10-ditëshi i tretë udhëhiqet nga Saturni.

10-ditëshi i dytë e ka këtë të shpërthimit. Duke marrë parasysh se Peshoret me Jupiterin në Dem kanë një lloj bllokimi, unë mendoj se faza e tij do të zgjasë.

Kjo peripecia mund të zgjasë deri nga prill-maj, pastaj ai çlirohet dhe nëse do të jetë mirë me shëndet e të gjitha këto, mund të fitojë me Jupiterin në Binjak shumë më tepër nga sa është pretenduar se mund të humbte. Momentin që është kështu, mendoj që nga maji e tutje ka shanset më të mira që të çlirohet.” – u shpreh Meri Shehu.

 

Të fundit