Flash News

E-TJERA

Parashikimi i Mustafajt për 6 marsin: Kandidatët e “Rithemelimit” mund të marrin Shkodrën e Durrësin

Parashikimi i Mustafajt për 6 marsin: Kandidatët e

Zgjedhjet lokale të pjesshme më 6 mars do të jenë një test për “Foltoren” e Sali Berishës si dhe për kreun e PD Lulzim Basha, ndonëse ata nuk i kanë cilësuar si një mënyrë për të matur forcat.

Ish ministri i Jashtëm dhe analisti Besnik Mustafaj i ftuar në “Radari Informativ” në ABC thotë se rezultatet, cilado qofshin ato, do të përdoren për retorikë nga të dyja palët.

Megjithatë, Mustafaj u shpreh i bindur se në Shkodër dhe në Durrës mund të dalin fitues kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, Bardh Spahia dhe Ardian Muka.

Fijet e Simpatisë për Berishën veprojnë. Në Shkodër do të jetë vendimtare analiza që do t’u bëhet 3 kandidatëve. Shkodrën do ta marrë Shtëpia e Lirisë. Jam i bindur me aq sa e njoh Shkodrën. Edhe në Durrës ka shanse Muka, ish-nënkryetar i PD, është një burrë me integritet të lartë”, u shpreh Mustafaj.

 

 

Të fundit