Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2020

Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2020

Vranësira të shpeshta të cilat herë pas here pësojnë zhvillim dhe sjellin reshje shiu e dëbore dominojnë deri në pasdite në vendin tonë. Mbrëmja do sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C  në zonat malore deri në 14°C në Jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Të fundit