Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit, 22 shkurt 2021

Parashikimi i motit, 22 shkurt 2021
Foto ilustruese

Dita e hënë nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat malore dhe të ulëta duke lënë vetëm zonat e ultësirës perëndimore në ndikimin e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -3°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Të fundit