Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit, 29 mars 2021

Parashikimi i motit, 29 mars 2021
Foto ilustruese

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ketë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta që do të dominojnë deri në mesditë.

Sipas MeteoAlb, pasditja pritet të jetë kryesisht me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të lehta mbeten në verilindje dhe juglindje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Të fundit