Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2020

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2020

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme do mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë orëve të para të ditës, ndërsa shi do ketë në veriperëndim të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, mesdita sjellë dominim të kthjellimeve, por sërish mbrëmja shton vranësirat duke sjellë reshje shiu fillimisht në zonat bregdetare dhe gradualisht do përfshijnë gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga  1°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Të fundit