Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit, 8 mars 2021

Parashikimi i motit, 8 mars 2021
Foto ilustruese

Masat ajrore nga verilindja e kontinentit do të kushtëzojnë në vendin tonë mot kryesisht të kthjellët, por më të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës.

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave në zonat veriore dhe gjatë natës reshje të pakta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 2 ballë.

Të fundit