Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Edhe këtë të martë vendi do të mbetet në ndikimin e masave ajrore veriore-verilindore duke bërë që të ketë mot të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta, por vranësira kalimtare në zonat malore, situatë e cila vijon deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.

Të fundit