Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten

E diela do të sjellë një mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, nën ndikimin e kushteve atmosferike të qeta.

Sipas parashikimeve, dita pritet të jetë kryesisht me kthjellime, ndërsa vranësira të lehta dhe kalimtare mund të shfaqen gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore. 

Temperaturat mesatare do të luhaten nga 14°C në mëngjes deri në 22°C në mesditë në pjesën më të madhe të vendit, duke ofruar një ditë relativisht e ngrohtë për stinën e vjeshtës.

Sipas SHMU, era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s.

Megjithatë, përgjatë zonave luginore dhe bregdetare, veçanërisht në pjesën veriperëndimore të vendit, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët në të dy detet Adriatik dhe Jon, me forcë 1 deri në 2 ballë.

Të fundit