Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Shi dhe reshje bore

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Shi dhe reshje bore

Për javën që vjen, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Kjo vjen si pasojë e disa qendrave të thella të presionit atmosferik me origjinë polare të cilat do të përfshijnë jo vetëm territorin e vendit tonë por edhe pjesën më të madhe të Europës. Moti për të gjithë javën parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Në momentin e vranësiarve të dendura reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në disa prej ditëve përgjatë ultësirës perëndimore (kryesisht veriperëndim dhe jugperëndim) reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve parashikohen reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet e tjera malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët dhe vetëm ditën e Premte me intensitet mesatar.

Vlen për tu theksuar se për këto ditë pritet erë tepër intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi që arrinë deri 20 – 25m/s ndërsa pritet edhe dallgëzim i lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

Të fundit