Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit për nesër: Reshje shiu, dëborë dhe erëra të forta

Parashikimi i motit për nesër: Reshje shiu, dëborë dhe

Edhe nesër, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa kthjellimet do të fillojnë nga orët e mesditës në veri, për t'u përhapur gradualisht në pjesën tjetër të territorit.

Që nga orët e para të ditës dhe deri në mesditë, do të ketë reshje të herëpashershme shiu, kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe jug të vendit priten reshje mesatare. Pas mesditës, reshjet në veri do të ndërpriten, ndërsa në jug dhe pjesërisht në qendër reshjet do të vazhdojnë në formën e shtrëngatave.

Në zonat malore të verilindjes, në lartësitë mbi 1000 metra, priten reshje të lehta dëbore deri në mesditë. Në juglindje, pas mesditës reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje dëbore në lartësitë mbi 900-1000 metra.

Era do të fryjë nga verilindja dhe juglindja, me shpejtësi mesatare prej 3-10 m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe luginave do të intensifikohet deri në 14-20 m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë nga 2-4 ballë.

Temperaturat e parashikuara për nesër:

Zonat malore: -1 deri në 7°C
Zonat e ulëta: 5 deri në 14°C
Zonat bregdetare: 8 deri në 14°C

Të fundit