Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit për sot, si do të ndryshojnë temperaturat në vend

Parashikimi i motit për sot, si do të ndryshojnë temperaturat
Moti

Moti sot do të jetë kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, paraditja do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta.

Ndërkohë, mesdita dhe pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në vend, kryesisht në veri-verilindje, por pa shi.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por nuk do kenë ndryshime në mesditë duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga 5°C në zonat malore deri në 22°C në zonat bregdetare.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit