Flash News

E-TJERA

Parlamenti holandez voton pro Shqipërisë, Xhaçka: Të gatshëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Parlamenti holandez voton pro Shqipërisë, Xhaçka: Të

Parlamenti holandez ka votuar pro Shqipërisë duke kërkuar mbajtjen sa më të shpejtë të Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur lajmin nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

"Parlamenti holandez sapo votoi "Po"! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e reformave tona”, shkruan Xhaçka.

Më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit