Flash News

E-TJERA

Partia e Kungullit  

Partia e Kungullit  

nga Zef Zefi

 

50 vjet nën diktaturë, premë pemët, se na i bënin hije kryeKungullit.

72 "vepra" volume, raporte fjalime, kongrese. Për më tej kujtime seriale..., ditare.

Kush i ka shfletuar, e di mirë se çfarë mizerjeje mendore kemi durtrokitur. Edhe pse për këto gomarlleqe punonte, kopjonte keq e sajonte një Institut "M-L" në emër të tij.

Në tranzicionin 30 vjeçar, 20 vjet ka qeverisur prap Kungulli, sepse kemi vazhduar duke sharruar pemët. Dhe pemët nuk rriten aq shpejt sa rrëzohen.

Po të mos ishte i vertetë pohimi i mësipërm edhe sikur Saliu, Basha apo PD, të na kishte vonuar 10 vjetëshin që ka qeverisur, Shqipëria tani do të festonte 70 vjetorin e hyrjes në Europë, në mos 70, 50 a 20-vjetorin po. Në mos jo 20 vjetorin, 8 apo 3-4 vjetorin, krejt e sigurtë. 

Me gishta bëhen llogaritë, apo jo. Pa exit-polle, pa fjalim fare. Pa i rrotulluar sytë nga frika e Ndraghetave, bravoçunave apo drogave të forta.

Po a festojmë dot, ndonëse kemi votuar pagabueshëm 70 vjet rresht partinë e mirë, atë të madhen, Partinë e Kungullit, që sharron pemë?

Se kujt i shërben gjithë ky pompozitet ligjëratash abstrakte, fjalimesh e retorike politike në Shqipëri, përveçse për të mbuluar të vertetat, idiotësitë dhe krimet e kryeKungullit, këtë mundësi e ka shqiptari votues ta dijë sot.

Mirëpo a i hiqet hiqet sharra nga dora shqiptarit. Shqiptari sharron, nuk voton.

Nuk është gjë e re, por mjerisht e vertetë, se krejt Shqipëria është sa gjysma apo çereku i popullsisë së një rajoni, po dhe të një Komune në Itali, mendo në raport me rajonet a qytetet e tjera europiane. 

Të rrijë një kryetar komune i Europës 24 orë x 24 duke, hangër m... me spektakël, dhe duke i vjedhur, jo me 20% po me mbi 40-100% do ia shkulnin karrigen me gjithë prapanicë, sado ndraghetistë e kriminela ordinerë të kishte përreth.

Edhe kungujt që predikojnë lider-kryeKungullin e përmasave të partisë së kungullit, për një Shqipëri të tillë, sa një komunë a gjysëm komunë europiane, e kanë të qartë se nuk i duhet një kungull me përmasa kaq të stërzmadhuara "lideri," po një administrator i mirë, i përgjegjshëm dhe i kontrollueshëm në çdo monedhë që taksohet e investohet në vend.

"S'pritet pema se i bën hije kungullit," është urti jona popullore. Po a dëgjohen të uritit nga zhurmënaja e partisë së kungullit.

Të fundit