Flash News

E-TJERA

Partia e re e Metës/ Analisti: I përgjigjet situatës aktuale, duhet të kishte më shumë frymë të majtë

Partia e re e Metës/ Analisti: I përgjigjet situatës aktuale,

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar partinë e re të Ilir Metës, duke e vlerësuar si pozitive.

Ai tha për “News 24” se vendi ka nevojë për një forcë të majtë që të jetë në krah të njerëzve në nevojë, ndërsa partinë e Edi Ramës e quan parti fashiste. Analisti nënvizoi se në vend është vënë në rrezik liria.

“Mendoj se i përgjigjet një situate aktuale, ku është vënë në rrezik liria, në kuptimin e lirisë së njerëzve. Ky vend ka nevojë për një parti të majtë, që të interesohet për shtresat e brishta të popullsisë, që kjo partia fashiste e Edi Ramës i nëpërkëmb dhe mbron interesat e një pakice. Diskursi i tij më shumë ka të bëjë me fondamentet e shtetit, drejtësia, tregu i lirë, barazia. Duhet të kishte më shumë frymë të majtë”, tha Meta.

 

Të fundit