Flash News

E-TJERA

Partia e re e Topallit, Berisha tregon nëse ka komunikuar me të dhe për marrëdhënien pas 2013-ës

Partia e re e Topallit, Berisha tregon nëse ka komunikuar me të dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi nëse e ka uruar ish-nënkryetaren e PD-së Jozefina Topallin për partinë e re “Lëvizja për Ndryshim”.

“Nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me projektin e saj politik, komunikoj për gjëra të tjera. Unë nuk prish marrëdhëniet me asnjë, marrëdhëniet e mia me të janë ngrirë në 2013, aty ku janë lënë. Ata e dinë se edhe një po mbeti, i dyti do jem unë në PD”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se vendimi i Topallit është ushtrim i së drejtës themelore dhe se e respekton.

 Unë përshëndes partinë demokratike, por njoh dhe respektoj të drejtën e çdo shqiptari për zgjedhje”, tha Berisha për “Kjo Javë”. Ai shprehu bindjen se PD dhe opozita do të fitojë zgjedhjet bindshëm.

 

Të fundit