Flash News

E-TJERA

Partitë dorëzuan listat, KQZ nis verifikimin e kandidatëve

Partitë dorëzuan listat, KQZ nis verifikimin e kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve s’ka humbur kohë, duke nisur punën për verifikimin e kandidatëve për deputet të listave shumë emërore të dorëzuara mbrëmjen e djeshme nga partitë politike. Këtë gjë e ka bërë me dije kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter. Celibashi njofton se verifikimi po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me #DPGJC dhe #DrejtorineePergjithshmeteBurgjeve.” shkruan Celibashi.

Ditën e djeshme, depozituan në KQZ listat me kandidatë partitë dhe koalicionet: LSI, LRE, LN, ADR, PLDSH, PNTH, PBK, PBD, koalicioni “Aleanca – AL”, koalicioni “ABEOK”, PSD, PS, koalicioni “PD-Aleanca për Ndryshim.

 

Të fundit