Flash News

E-TJERA

“Partizani”, Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK

“Partizani”, Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK

Sipërmarrësi Fatmir Bektashi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë Speciale, i cili akuzohet për korrupsion e pastrim parash në rastin e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Bektashi është me masë sigurie “detyrim paraqitje”, ashtu si edhe kryedemokrati Sali Berisha.

Bektashi ndaloi para mediave dhe dëgjoi me buzëqeshje, pa u kthyer asnjë përgjigje, pyetjet e tyre me sfond politik, që po vërshonin njëra pas tjetër sidomos për bashkëpunimin e tij me njërin nga pronarët e truallit, Jamarbër Malltezin.

Bektashi qëndroi, kyçi buzët dhe thjesht tundi kokën me dashamirësi duke lënë të nënkuptohej me mimikë se nuk kishte asnjë deklaratë për të bërë mbi një çështje në hetim dhe se kjo ishte deklarata e tij.

“Partizani”, Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK

Të fundit