Flash News

E-TJERA

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

Mladen Milinkoviç do të prezantohet sot te Partizani, në orën 17:00 në ambjentet e stadiumit “Arena e Demave”. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i kuq.

Duke qenë se trajneri mbërriti në orët e vona të natës në aeroport, zyrtarizimi i tij u vendos për sot. Palët ranë dakord për fillimin e bashkëpunimit pas negociatave të suksesshme.

Milinkoviç fitoi kështu përballë konkurrencës me Françesko Morieron dhe Mario Cvitanoviç. Duhet thënë se është dëshirë e vjetër e klubit të kuq, që i beson stolin pas dështimit në Europë.

Trajneri serbo-boshnjak do të stërvisë menjëherë ekipin e parë, ndërsa që prej 25 korrikut ata ndodhen nën drejtimin e Fatjon Muhametit.

Të fundit