Flash News

E-TJERA

Pas 3 ditësh bllokimi, Qafë Thana i rikthehet normalitetit, lejohet kalimi i punëtorëve sezonalë

Pas 3 ditësh bllokimi, Qafë Thana i rikthehet normalitetit, lejohet

Pika kufitare e Qafë Thanës është rihapur këtë të hënë edhe për punonjësit sezonalë. Puna ka vijuar normalisht përveç 10 personave të cilët morën vulë ndalimi për 3 deri në 6 muaj nga pala maqedonase.

Kujtojmë se qindra qytetarë u ndaluan të kalojnë në Maqedoninë e Veriut me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionin përkatës dhe nuk justifikonin qëllimin për të cilin po udhëtonin.

Bllokimi i pikës kufitare të Qafe Thanës erdhi pas ngjarjes së rëndë, ku një 40-vjeçar humbi jetën aksidentalisht teksa po priste dru pranë një pylli në Ohër.

Të fundit