All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Pas Albtelecom, hungarezët e 4iG blejnë edhe ONE

All - Paragraf - 1

Pas Albtelecom, hungarezët e 4iG blejnë edhe ONE

Kompania hungareze 4iG ka bërë me dije se ka nënshkruar kontratën përfundimtare për të blerë operatorin e dytë më të madh të telefonisë celulare, ONE Telecommunications.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë që shuma nuk është bërë ende publike. Kjo është blerja e 4iG në tregun shqiptar të telekomunikacioneve. Disa javë më parë kompania hungareze zyrtarizoi marrëveshjen për blerjen e Albtelecom.

“Me fokusin e saj në tregun celular, portofoli i ONE dhe ALBtelecom, një ofrues i shërbimeve fikse dhe celulare, mund të krijojë sinergji të rëndësishme”, tha kompania hungareze, duke shtuar se dy blerjet do ta bëjnë 4iG lojtarin më të spikatur në telekomunikacionin shqiptar.

ONE Telecommunications është operatori i dytë më i madh celular në Shqipëri me 1.36 milionë abonentë. Kompania gjeneroi të ardhura prej 68.1 milion euro (77.1 milion dollarë) në 2020-ën.

Në fillim të këtij muaji, 4iG njoftoi zyrtarisht marrëveshjen për blerjen e 80.27% të aksioneve të kompanisë Albtelecom, që zotëroheshin nga konsorciumi turk CETEL. Kompania hungareze bleu edhe operatorin më të madh në Mal të Zi, Telenor Montenegro.

 

Të fundit