Flash News

E-TJERA

Pas "Alpha Bank", hungarezët blejnë edhe "ALBtelecom"

Pas "Alpha Bank", hungarezët blejnë edhe

"ALBtelecom" do të blihet nga kompania hungareze 4iG. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë me dije se ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare për të blerë 80.27% të aksioneve të "ALBtelecom".

Kjo e fundit është kompania më e rëndësishme në Shqipëri të linjës fikse të internetit dhe TV. 4iG e ka cilësuar këtë blerje një tjetër hap drejt zgjerimit Ballkanin Perëndimor.

Më herët, kompania hungareze bleu degën e "Alpha Bank" në Shqipëri. Blerja e aksioneve të "ALBtelecom" pritet të mbyllet në janar 2022, me miratimin e autoriteteve shqiptare.

Shteti shqiptar do të vazhdojë të ushtrojë të drejtat e tij të pronësisë në minorancë në këtë kompani, nëpërmjet Ministrisë Shqiptare të Financave dhe Ekonomisë (13.78%) dhe Postës Shqiptare (2.47%).

"ALBtelecom" u themelua në vitin 1912 dhe sot ka 743 punonjës. Vitin e kaluar, kompania arriti të ardhura prej 57.9 milionë euro. "ALBtelecom" ka 168.000 abonentë me fiks, 129.000 internet dhe 71.000 abonentë TV dhe operatori i tretë më i madh celular me 420,000 abonentë celularë.

Të fundit