Flash News

E-TJERA

Pas ankesës për mediat, Basha "kap dorën" e Dukës dhe Shehit

Pas ankesës për mediat, Basha "kap dorën" e Dukës

Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim informal me kreun e PAA-së Agron Duka dhe kreun e LZHK-së Dashamir Shehi. Në takim ka qenë dhe deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku.

Referuar “Balkanweb”, në takim është folur për një bashkëpunim mes palëve si dhe çështje politike si listat e hapura, rajonet zgjedhore, votën e emigrantëve, votimin elektronik dhe vettingu në politikë.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, në fokus të bisedës ka qenë dhe koordinimi i hapave që do të hidhen dhe qëndrimet e opozitës kundrejt maxhorancës.

Mesa duket Basha po gjen vend ku “të përplasë” kokën.

Kujtojmë që para dy ditësh grupimi i tij është ankuar sërish për mediat të cilat njohin Sali Berishën si kryetar të Partisë  Demokratike.

Duke qenë se e ka të pamundur të përballet me autoritetin dhe peshën që Berisha ka në popull, Basha po tenton të gjejë degë ku të kapet.

 

Të fundit