Flash News

E-TJERA

Pas bojkotit, avokatët njoftojnë protestë para KLGJ-së

Pas bojkotit, avokatët njoftojnë protestë para KLGJ-së

Avokatët kanë njoftuar protestë kundër hartës së re gjyqësore pas qëndrimit që ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi për t’i shkuar deri në fund propozimit.

Përmes një urdhri që mban firmën e kreut të Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia, njoftohet se protesta do të mbahet më 14 korrik në orën 11:00 para Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Në bazë të vendimit nr.3 datë 7.07.2022 të Këshillit të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë në kuadër të bojkotit të proceseve gjyqësore lidhur me miratimin e Hartës Gjyqësore njoftohen të gjithë avokatët e Shqipërisë mbi organizimin e protestës që do të zhvillohet në formën e një tubimi me datë 14 Korrik, ora 11:00 përpara godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Pas bojkotit, avokatët njoftojnë protestë para KLGJ-së

Të fundit