Flash News

E-TJERA

Pas bojkotit skuadra e Kukësit përballet me të tjera probleme, infektohen me COVID-19 dy lojtarë dhe zëdhënësi i klubit

Pas bojkotit skuadra e Kukësit përballet me të tjera probleme,

Dy lojtarë dhe zëdhënësi i skuadrës së Kukësit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Futbollistët e prekur janë Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj.

Lajmi është bërë me dije në faqen zyrtare të ekipit verilindor. Ata kanë shfaqur simptoma disa ditë më parë, ndërsa tani janë karantinuar në banesat e tyre dhe do të qëndrojnë të izoluar për 15 ditë.

Më herët ishte trajneri Skënder Gega, i cili u prek nga koronavirusi. Skuadra e Kukësit ka probleme të brendshme. Një ditë më parë futbollistët bojkotuan stërvitjen për shkak të vonesës së pagave.

Të fundit